Bordo nuk fiton sërish, Marseja e barazon në shtesë

Futboll

Bordo nuk fiton sërish, Marseja e barazon në shtesë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 07:33
Bordo

Bordoja nuk ka arritur të rikthehet te fitorja, ndonëse i shkoi shumë pranë, në përballjen e sotme me Marsejën. Vendasit zhbllokuan rezultatin e takimit në minutën e 3-të, pas golit të shënuar nga De Preville dhe megjithë dominimin dhe përpjekjet e skuadrës së Rudy Garcias, rezultati u barazua vetëm në minutat shtesë, falë golit të Sanson.

Lyoni, pa Nabil Fekirin e pezulluar, nuk arriti të fitojë në ndeshjen ndaj Montpellier-it. Pavarësisht rasteve të shumta nga të 2 ekipet, ndeshja përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Lyoni humbi një mundësi të mirë, t’i afrohej Monacos në veëndin e dytë.

Më herët, Nice pa t’i rrëshqasë fitorja nga duart në minutat shtesë, pasi Caen shënoi dhe mbylli ndeshjen në barazim 1-1. Me Balotellin e pezulluar dhe Sneijderin në formacion, Nice shënoi shpejt dhe mbajti kryesimin e takimit deri në minutën e 91-të, por nuk arriti të marrë 3 pikët.

Kampionati francez kryesohet bindshëm nga PSG-ja, me 35 pikë, 6 më tepër se Monaco e vendit të dytë, kur janë luajtur vetëm 13 takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat