Kosova në Turqi

Futboll

Kosova në Turqi

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:50
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka udhëtuar në Kushadasi të Turqisë në turneun “”2017 Mercedes Benz Aegean CUP International Youth Tournament”. Para nisjes për Turqi përzgjedhësi i Kombëtares U17 z. Besnik Kollari tha: “ Në këtë turne po shkojmë të provojmë me një grup të ri dhe kjo do të na jep mundësi që të krijomë një grup të fortë per kualifikimet për Botërorin e ardhshëm. Ne do të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet e mira si dhe rivalët që do të i kemi përballë, për të fituar përvojë dhe për të krijuar një strukturë për sfidat që na presin”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 ekipe të kësaj grup-moshe. Nesër Kosova takohet me Turqinë, më 21 nëntor takohet me Azerbajxhan, më 23 nëntor ballafaqohen Kosova e Shqipëria.

Lista e udhëtuesve

Futbollistët

Arbnor Halitjaha
Butrint Bulliqi
Taulant Kiçmari
Ermir Abazi
Leuart Avdyli
Leorant Marmullaku
Oltion Bilalli
Veton Tusha
Eduard Ibrahimi
Florind Lokaj
Mehmet Rrahmani
Andi Janjeva
Edonis Shala
Erdin Dushi
Hajdin Salihu
Albin Stublla
Valon Azemi
Bleron Krasniqi

Përzgjedhësi: Besnik Kollari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat