Rikthehet fuqishëm Partizani.

Futboll

Rikthehet fuqishëm Partizani.

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:58
Lojtarët e Partizanit

Rikthehet fuqishëm Partizani. Të kuqtë bënë goditjen e madhe pasi triumfuan me rezultatin 2-1 brenda në Zeqir Ymeri përballë Kukësit, duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 humbjesh radhazi. Ky ishte suksesi i parë për Sulejman Starovën me 15-herë kampionët në këtë sezon, ndërkohë që pas kësaj humbjeje pozicioni i serbit Mladen Milinkovic në stolin e Kukësit lëkundet ndjeshëm me ish trajnerin e Luftëtarit që rrezikon shkarkimin.

ë Kukës sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Guri në minutën e 8-të. Protesta të shumta të Sulejman Starovës ndaj gjyqtarit Andi Koçi për 11 metërshin e akorduar për një faull të Atandës ndaj Cale brenda zone, me arbitrin që u detyrua të largonte nga fusha trajnerin e Partizanit me karton të kuq.Por nuk vonoi shumë dhe Partizani gjeti golin e barazimit. Në të 21-tën Bardhi përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas devijimit të Malotës që ishte dyshimtë pasi mbrojtësi edhe mund ta ketë prekur topin me dorë, për të mposhtur Frashërin. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Partizani gjeti edhe golin e epërsisë me ishin Gerhard Progni. Bardhi përfitoi nga gabimi amatoresk i Albi Allës duke servirur Prognit asistin e golit të 1-2. Në pjesën e dytë Kukësi luajti më mirë por shtylla i mohoi golin e barazimit Gurit në minutën e 72-të. Deri në fund në Zeqir Ymeri nuk ndryshoi më asgjë me Partizanin që u ngjit në kuotën e 14 pikëve pas kësaj fitoreje, ndërsa Kukësi tashmë zbret në vendin e 3-të në kuotën e 19 të tillave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat