Allegri pas humbjes nga Sampdoria tregon se ku duhet të përmirësohet Juventusi

Futboll

Allegri pas humbjes nga Sampdoria tregon se ku duhet të përmirësohet Juventusi

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Massililiano Allegri

Massililiano Allegri ka deklaruar se ndihet keq për humbjen e pësuar të Juventusit.

Juventusi pësoi edhe humbjen e dytë këtë sezon në Serie A, duke u mposhtur nga Sampdoria në udhëtim me rezultat 3:2.

Kjo humbje e rendit “Zonjën e Vjetër” në vendin e tretë në Serie A.

“Ndihem keq dhe jam i zhgënjyer. Ne patëm një pjesë të parë të mirë, ekipi u mbrojt mirë dhe në të dytën ishim afër golit të epërsisë”, ka deklaruar Allegri.

“Kur ishim gati të shënonim, ne pësuam gola të pabesueshëm, por kjo është pjesë e futbollit dhe ne kemi nevojë për t’u përmirësuar në menaxhimin e ndeshjes, për të luajtur më mirë në secilën pjesë të lojë, pa u bërë nervoz edhe kur jemi në disavantazh”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat