Shqiptarja e kombëtares së Suedisë apo krenaria e shqiptarëve!

Futboll

Shqiptarja e kombëtares së Suedisë apo krenaria e shqiptarëve!

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:42
Kosovare Asllani

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, me sukseset e saja është frymëzim për çdo vajzë. Ajo është anëtare e kombëtares së Suedisë dhe luan me sukses në klubin suedez Linkopingu, e cila të hënën mbrëma u shpall “Futbollistja më e mirë e vitit në Suedi”. Ky sukses i saj mahniti jo vetëm shtetin suedez, por kudo që janë shqiptarët, sepse është një sukses i jashtëzakonshëm. “Jam jashtëzakonisht krenare për këtë çmim. Ky çmimi nuk është vetëm imi  po ashtu e falënderoj familjen time që qëndron pranë meje, ekipin kombëtar dhe ekipin tim”, ka thënë mes të tjera Asllani.

Lojtaret që fituan epiteten e futbollistet më të mirë nga viti 2000

2000: Tina Nordlund

2001: Malin Moström

2002 - Hanna Ljungberg

2003 - Victoria Svensson

2004 - Kristin Bengtsson

2005 - Hanna Marklund

2006 - Lotta Schelin

2007 - Therese Sjögran

2008 - Frida Östberg

2009 - Caroline Seger

2010 - Therese Sjögran

2011 - Lotta Schelin

2012 - Lotta Schelin

2013 - Lotta Schelin

2014 - Lotta Schelin

2015 - Hedvig Lindahl

2016 - Hedvig Lindahl

2017 – Kosovare Asllani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat