Kollari: Fitorja kundër Azerbajxhanit i shton shpresat

Futboll

Kollari: Fitorja kundër Azerbajxhanit i shton shpresat

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Pamje nga ndeshja

Rikthimi nga një humbje e thellë me një fitore prej 2:0 kundër Azerbajxhanit flet për mentalitetin fitues të djemve të Kombëtares U17 të Kosovës.  Në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, që po mbahet në Kusadasi të Izmirit, futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17 kishin dy synime.

Një për fitore të veten dhe e dy për të marrë hak për Shqipërinë,  e cila u mposhtë një ditë më herët nga Azerbajxhani. Kështu futbollistët nuk u dekurajuan nga humbja nga Turqia përkundrazi mblodhën veten dhe nën taktikën fenomenale të përzgjedhësit Besnik Kollari e mbizotëruan lojën, e shndërruan  mbrojtjen në  kështjellë të pamposhtur dhe sulmin e bën rrufe. Kosova do të ballafaqohet me Shqipërinë. 

Pas ndeshjes përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh: Unë i përgëzojë futbollistët për shpirtin luftarak dhe fitues që treguan sot në këtë ndeshje dhe ku mbizotëruam plotësisht. Kishim bërë një analizë të mirë paraprake të lojës së Azerbajxhanit e ku pikëtuam pikat e forta e të dobëta të rivalit. Mendojë se ju kundërvumë me sukses. Kjo fitore na i rritet shpresat dhe vullnetin për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë. Por, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe këtyre djemve u nevojitet edhe më tej përvojë.

Kosova – Azerbajxhani  2:0

Stadiumi:Altirnodu Metin Oktay Tesislari

Shikues: Disa dhjetëra

Gjyqtarë: B. Ulker, O. Ozturk, D. Turkesh e A. Oncuer.

Shënues: B. Krasniqi(57) e O. Bilalli(63) për Kos.

Kosova: Bulliqi(Rrahmani), Azemi, Lokaj, Salihu, Janjeva (Stublla), Billali (Ibrahimi), Marmullaku (Halitjaha), Dushi (L. Avdyli), Tusha (M. Avdyli) e Kiçmari (Shala).

Azerbajxhani: Shananov, R. Ahmadov(Bachaliabhvill), M. Ahmadov, Bazramov, Hasanov (Maharamov),  Serin, Mirthev, Rzayev (Qasimov (Yusufli), Maharrmli (Ganbarov), Taniverdiyev (Jafarli) e Djabari(Kazimov).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat