Allegri ndryshon formacionin pas humbjes nga Sampdoria

Futboll

Allegri ndryshon formacionin pas humbjes nga Sampdoria

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Massimiliano Allegri

Zonja e Vjetër është katër pikë mbrapa Napolit që renditet në krye të Serie A, dhe Gazzetta dello Sport raporton se Allegri kërkoi më shumë nga lojtarët e tij.

Është raportuar se Massimiliano Allegri kërkoi më shumë nga lojtarët e tij, pas humbjes që pësuan këtë javë.

Bardhezinjtë humbën 3-2 në Sampdoria në fundjavë, që do të thotë që mbrojtja e tyre ka pësuar 14 gola në 13 ndeshjet e fundit.

Zonja e Vjetër është katër pikë mbrapa Napolit që renditet në krye të Serie A, dhe Gazzetta dello Sport raporton se Allegri kërkoi më shumë nga lojtarët e tij.

Ndërsa bisedimet ballë për ballë ishin të qeta, trajneri i tha skuadrës se ata kanë nevojë për më shumë aplikim dhe përqendrim të vazhdueshëm, pas një numri të gabimeve këtë sezon.

Allegri u tha gjithashtu lojtarëve të tij që të jenë më të balancuar dhe jo panik kur ata pësojnë gol.

Ndërsa takticieni italian po konsideron një ndryshim të formacionit, dhe ai beson se problemi kryesor deri më tani është ai mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat