Dybala: Nuk i dihet të ardhmes

Futboll

Dybala: Nuk i dihet të ardhmes

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:57
Dybala

Futbollisti Paulo Dybala nuk premton se do të mbetet përgjithmonë te skuadra kampione e Italisë, Juventusi. “Nuk dua të bëj premtime, sidomos pasi nuk është në dorën time. Në këtë moment unë nuk po them se ky është viti i fundit. Mendoj se është shumë e rëndësishme e tashmja dhe të fitojmë sa më shumë. Klubi më dha numrin 10 dhe ky është një nderim. Në futbollin modern kurrë nuk i dihet të ardhmes, e shembuj konkret kemi parë këtë verë”, ka thënë Dybala. Reprezentuesi argjentinas në vitin 2015 nga Palermo kishte kaluar te Juventusi dhe aktualisht po ndihet fortë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat