A do të ketë përballje Golovkin-Alvarez?

Futboll

A do të ketë përballje Golovkin-Alvarez?

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Gennady Golovkin

Kampioni i botës në peshën e mesme, boksieri Gennady Golovkin, ka befasuar me një deklaratë se a do të ketë apo jo sërish përballje ndaj Saul “Canelo” Alvarez. Sfida e parë mes dy boksierëve doli në barazim dhe boksierët ranë dakord që të ketë edhe një përballje të dytë mes tyre. Golovkin shprehet se mund të gjejë një rival tjetër.

“Nuk e di nëse do të ketë një sfidë të dytë me Alvarez. Duhet të pyesni atë nëse është dakord, pasi unë nuk mund të pres kaq gjatë. Unë jam gati për t’u ngjitur sërish në ring, unë i kam titujt. Unë do të jem gati edhe në maj, kur dëshiron ai”, kas thënë Golovkin. Kazaku ka 37 fitore dhe 1 barazim në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat