Klopp: Sturridge është i nevojshëm për Liverpool

Futboll

Klopp: Sturridge është i nevojshëm për Liverpool

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 16:18
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, kërkoi nga Daniel Sturridge që të qëndrojë i përqëndruar, pavarësisht nga spekulimet për të ardhmen e tij, duke thënë se “Reds” ende kanë nevojë për sulmuesin e Anglisë.

Sturridge ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar dy herë. Sulmuesi anglez ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë kohë, nëse do të luajë me kombëtaren angleze në Kupën e Botës, por Klopp, i cili viziton Sevilla në Ligën e Kampionëve, tha se donte që Sturridge të përqendrohej te Liverpool.

“Unë mund të imagjinoj një lojtar, që me cilësinë e tij nuk është i lumtur. Ai nuk po luan gjithë kohën, por kjo është e gjitha, – tha ai për gazetat në Mbretërinë e Bashkuar. – Situata me lojtarin është plotësisht OK. Në këtë moment jemi në nëntor dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët tanë. Ka rreth një muaj e gjysmë, para se të hapet merkatoja dhe unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Ka shumë lojëra përpara dhe unë kam nevojë për të gjithë”.Sturridge zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi 21 gola në sezonin 2013-2014, por që atëherë ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje pasuese, në tri sezone, ndërsa shpesh ka qenë duke luftuar me lëndimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat