Zogaj referoi në Champions, por iu realizua një ëndërr tjetër

Futboll

Zogaj referoi në Champions, por iu realizua një ëndërr tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:40
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur shqiptar, Bekim Zogaj, me sukses kreu detyrën në sfidën e sotme në Champions League U-19. Ai ka qenë anësor në ballafaqimin mes Dortmundit U-19 dhe Tottenhamit U-19, e cila përfundoi me fitoren e londinezëve me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së pestë të gripit H të Champions League në futboll.

“Një ëndërr tjetër u realizua, nga 2018 me stemën e FIFA-s!”, shkruan Zogaj. Tottenham kryeson me 10 pikë, një më shumë se Dortmundi, tri se Real Madridi dhe APOEL është e fundit me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat