“Mbreti” shkurorëzohet!

Futboll

“Mbreti” shkurorëzohet!

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:59
Ibra

Zlatan Ibrahimoviç për herë të parë pas 10 viteve nuk është futbollisti suedez më i mirë i vitit, pasi këtë çmim e ka fituar qendërmbrojtësi Andreas Granqvist

“Mbreti” shkurorëzohet! Kështu mund të konsiderohet ngjarja e këtij viti në Suedi, aty ku duket se po përpiqen të lënë pas krahëve epokën “Ibrahimovic”, e këtë e treguan më së miri duke eliminuar Italinë në “play off”-in për “Rusi 2018”.

Për herë të parë pas 10 vitesh, Zlatan nuk është konsideruar si futbollisti më i mirë i kombëtares skandinave.

Tashmë trofeu i “Topit të Artë” suedez i kalon Andreas Granqvist, kapitenit të skandinavëve.

“Jam më shumë sesa krenar që jam këtu për të marrë këtë trofe. Ky do të thotë shumë për mua. Dua të falënderoj të gjithë ekipet ku unë kam luajtur, që më kanë bërë ky lojtar që jam sot”, është shprehur futbollisti që mposhti në garën për këtë vlerësim lojtarin pretendent Forsberg.

Nga viti 2007 e deri më sot, Ibrahimoviç nuk ka pasur rivalë dhe ka rrëmbyer gjithmonë çmimin vlerësues të futbollistit më të mirë në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat