Ja kush e la Kujtim Shalën pa e fituar ‘Këpucën e Artë’ në elitën e ish Jugosllavisë!

Futboll

Ja kush e la Kujtim Shalën pa e fituar ‘Këpucën e Artë’ në elitën e ish Jugosllavisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:26
Kujtim Shala

Kujtim Shala ka qenë shumë afër që të shpallet shënuesi më i mirë në elitën e futbollit të ish – Jugosllavisë pikërisht në vitin 1988. Ai atëkohë luante në fanellën e Prishtinës, pesë golat e të cilit ende komentohen kur i shënoi ndaj Sarajevës dhe e kishin mposhtur me rezultat 5:2 ekipin e kryeqytetit boshnjak. Shala pritej të shpallej shënuesi më i mirë, por këtë nuk e arriti. Në ndeshjen e fundit Prishtina dhe Çeliku i Zenicës, ndeshja (java e fundit, e 34-të) që kishte çuar në këmbë krejt botën sportive të asaj kohe, sepse deri në minutën e 87-të Prishtina avanconte me 2:0, por për tre minuta ia lëshoi tre gola Çelikut për të fituar me 3:2. Prishtina bie nga liga, Çeliku mbetet në elitë. 

Kjo ndodhi krejt pasi u kuptua se në Nikshiq Sutjeska e Cërvena Zvezda përfundoi baras 2:2, po ashtu edhe kjo ndeshje e kurdisur. Sutjeska ia pa sherrin barazimit dhe bie nga liga. Dhe Shala mbetet i dyti në listë të shënuesve me 15 gola, një me pak se Dushko Milinkoviq (Rad Beograd). Në vend të dytë renditen me nga 15 gola Kujtim Shala (Prishtina), Mirko Mihiq (Slloboda Tuzlla), Dragan Stojkoviq (Cërvena Zvezda), pastaj me 14 gola Haris Shkoro (Dinamo Zagreb). Me 13 gola ishin: Dragisha Biniq (Cërvena Zvezda), Semir Tuce (Velezh), Zvonimir Boban (Dinamo Zagreb), Darko Pançev (Vardari) etj. Si ndodhi që Kujtim Shala mbeti pa u shpallë shënuesi më i mirë?

Sikurse Muharrem Sahiti e Dragan Lepenica mos të shënonin për epërsinë e Prishtinës (2:0), Shala patjetër se do të realizonte një gol dhe do të behej shënuesi më i mirë dhe shqiptari i parë që do ta fitonte “Këpucën e Artë” në ish Jugosllavi! Por Shala nuk guxoj të shënoj për shkak se po të thellohej më shumë epërsia, atëherë nuk dihej epilogu se si do të përfundonte në Nikshiq mes Sutjeskës e C. Zvezdës. Kështu që, Shala ia kishte parë sherrin Sahitit e Lepenicës dhe nuk ia doli të jetë shënuesi më i mirë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat