Strakosha ndërron profesionin, arsyeja është speciale

Futboll

Strakosha ndërron profesionin, arsyeja është speciale

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:48
Strakosha

Jo vetëm një portier i talentuar që po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Lacios, por Thomas Strakosha është dhe një shembull jashtë fushës së blertë.

Gardiani i Kombëtares shqiptare do të marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet bamirësie që dp të organizohet nga klubi kryeqytetas.

22-vjeçari do të heqë dorashkat dhe do t’i përvesh punës për të shërbyer në projektin “Një darkë me Lacion” ashtu si një vit më parë, ku të gjitha lekët e grumbulluara nga restoranti në atë mbrëmje do të shkojnë për bamirësi.

Darka do të organizohet në datën 29 Nëntor. Pjesmarës në këtë projekt do të jenë edhe futbollistë të tjerë si Luliç, Imobile, Murgias, Lukas Leiva, Uallec dhe Anderson.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat