Hasani: Presioni është i madh

Futboll

Hasani: Presioni është i madh

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:18
Florent Hasani

Llogaritet prej kampionateve më interesante të pas luftës, për faktin se pas 15 javësh lideri (Llapi) nuk ka më shumë se 6 pikë nga vendi i nëntë (Drenica) në tabelën e klasifikimit.  Është prej kampionateve më atraktive dhe nuk dihet se cila nga skuadrat do të dimëron e para, kur kihet parasysh se Llapi si lider nuk ka më shumë se dy pikë nga pozita e dytë, Drita përkatësisht Prishtina që mban vendin e tretë. Florent Hasani, futbollist i kampionit në fuqi Trepça ’89, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është prej kampionateve më interesante:

“Mendoj se është një kampionat shumë interesant, me shumë skuadra të cilat luftojnë për titull dhe normalisht presioni është i madh, sepse me një humbje shkon te zona e barazhit, kurse me një fitore do të jesh afër liderit, prandaj është një kampionat shumë interesant”.

Trepça '89 mban vendin e katërt me 24 pikë, tri me pak se Llapi, a besoni se do të dimëroni në krye të tabelës? “Gjasat për të dimëruar në krye të tabelës janë shumë të mira pas gabimit të liderit në javën e fundit, por i gjithë ekipi ynë jemi të fokusuar ndeshje pas ndeshje, të zhvillojmë lojë të bukur dhe të marrim pikët maksimale, të jemi afër liderit”, shprehet optimist Hasani. Mitrovicasit përgatiten për takimin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat