Katalunasit janë duke shikuar mundësinë e zvogëlimit të numrit të futbollistëve qysh në janar, përmes largimit të disa prej atyre që tashmë nuk janë të domosdoshëm.
Barcelona është duke u përgatitur që në afatin kalimtar të janarit të largojë disa futbollistë, përfshirë Arda Turan, Aleix Vidal dhe Thomas Vermaelen.
Trajneri Ernesto Valverde është i vendosur të bëjë disa ndryshime të vërteta në skuadër dhe Arda e Vermaelen që nuk janë aktivizuar fort deri tani mund të largohen të parët.
Vidal nuk është më zgjedhja e preferuar për krahun e djathtë, pasi Nelson Semedo dhe Sergi Roberto tashmë janë duke luftuar për pozitën e titullarit.