Reali shfryhet në APOEL-in! Liverpooli baras me Sevillën

Futboll

Reali shfryhet në APOEL-in! Liverpooli baras me Sevillën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 nëntor 2017 Në ora: 22:40
Festimi i golit

Real Madridi shfryhet ndaj APOEL Nikosia, duke e deklasuar me rezultat 6:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit H të Champions League. Madrilenët zotëruan lojë dhe pa vështirësi importuan tri pikë nga Nikosia, kësisoj siguruan edhe kalimin për të tetën e finales. Kampioni në fuqi i Europës ka kohë që nuk ka shënuar aq shumë gola dhe kësaj radhe fare nuk tregoi respekt për vendasit. Karim Benzema e Cristiano Ronaldo realizuan nga dy gola në këtë fitore të thellë.  Modriç (23'), Benzema (39' e 45+1'), Nacho (41'), Ronaldo (49' e 54') shënuan për fitoren e Realit. Real Madridi mban vendin e dytë me 10 pikë, kurse APOEL është i fundit në renditje me 2 pikë.

Ndeshja mes Sevillës dhe Liverpoolit ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe me rrebesh gola, e cila përfundoi baras (3:3). Liverpooli qysh në pjesën e parë tregoi cilësitë, duke avancuar me 0:3 falë golave të Firminos (2' e 30') e Manes (22'), megjithatë vendasit këndellen dhe shënojnë tre gola  në pjesën e dytë përmes Ben Yedder në minutën e 51-të e 60-të nga penalltia e Pizarros (90+3').

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj me Napolin si vendas triumfuan me rezultat 3:0 kundër Shakhtar Donetskit.  Napolitanët të tria golat i shënuan në pjesën e dytë përmes Insignes (56'), Zielinski (81') dhe Mertens (83'). Manchester City shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Feyeonordit. Në minutën e 88-të, Sterling shënoi për fitoren e pestë rresht të Cityt.

Grupi E

Spartak-Maribori 1:1 (0:0)

Sevilla-Liverpool  3:3 (0:3)

Tabela

1. Liverpool   5      2      3      0      16:6 9    

2. Sevilla        5     2      2      1      11:11        8     

3. Spartak Moscoë               5      1      3      1      9:6  6     

4. Maribor             5      0      2      3      2:15 2

Grupi F

Manchester -Feyenord        1:0 (0:0)

Napoli-Shakhtari 3:0 (0:0)

Tabela

1. Manchester City       5      5      0      0      13:3 15   

2. Shakhtar Donetsk    5      3      0      2      7:8  9     

3. Napoli        5      2      0      3      10:9        6     

4. Feyenoord 5      0              4      5      3:12 0

Grupi G

Besiktas-Porto      1:1 (1:1)

Monaco-Leipzig   1:4 (1:4)

Tabela

1. Besiktas              5      3      2      0      9:4  11    

2. Porto          5      2      1      2      10:8 7     

3. RB Leipzig 5      2      1      2      9:9  7     

4. Monaco     5      0      2      3      4:11 2

Grupi H

APOEL-Real 0:6 (0:4)

Dortmund-Tottenham 1:2 (1:1)

Tabela

1. Totenham  5      4      1      0      12:4 13   

2. Real Madrid      5      3      1      1      14:5 10   

3. Dortmund 5      0      2      3      5:10 2     

4. APOEL      5      0      2      3      2:14 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat