Skënderbeu ëndërron kualifikimin!

Futboll

Skënderbeu ëndërron kualifikimin!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:19
Pamje nga një ndeshje

Skëndërbeu kërkon të bëjë të mundur një mision thuajse të pamundur, por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë. Deri më tani skuadra e drejtuar nga tekniku Ilir Daja ka arritur të bëjë një paraqitje dinjitoze në Grupin B të Europa League. Pavarësisht se mungesa e eksperiencës në kompeticionet europiane krahasuar me rivalët ka ndikuar jo pak siç ishte përmbysja e rezultatit në transfertën ukrainase ndaj Dinamos së Kievit apo barazimi ndaj Young Boys, por edhe humbja ndaj Partizanit të Beogradit, klubi korçar ka zhvilluar lojra në nivele të kënaqshme. Në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Kievit bardhekuqtë kanë në favor elementin fushë. Ndeshja do të zhvillohet në Elbasan Arena me një mungesë të madhe tifozët të cilët janë dënuar nga UEFA, por Skënderbeu do të luajë edhe për ta.

Fakti që miqtë kanë siguruar kualifikimin por jo vendin e parë matemika lë vend për të shpresuar.  Një barazim mes Partizanit të Beogradit dhe Young Boys do të ishte qershia mbi tortë.  Nga tre rezultate të mundshme barazimi ose fitorja janë të vetmet që i nevojiten Skënderbeut ndaj ukrainasve. Tre pikët do të ishin me të vërtetë një moment historik, një moment që do të rindizte shpresat e bardhkuqve për një kualifkim për në raundin tjetër të Europa leage, por sidoqoftë dhe barazimi do të ishte i kënaqshëm në aspektin e statistikës, e më pas në sfidën e fundit ndaj Young Boys do të luhet gjithcka për gjithcka nëse renditja lë vend për diçka të tillë, që do të thotë nëse Partizani i Beogradit nuk fiton ndaj Young Boys këtë të enjte.  Futbolli është dhe çështje  fati dhe fati që ka munguar duhet të trokasë që në sfidën ndaj Dinamos së Kievit. Ndaj ukrainasve Skëndërbeu ka një mision të qartë dhe të vetëm, drejt të pamundurës për ta bërë të mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat