Strakosha te Juventusi, Tare flet për situatën e portierit shqiptar

Futboll

Strakosha te Juventusi, Tare flet për situatën e portierit shqiptar

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:20
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha është njëri prej portierëve me të ardhmen më të madhe në Serie A.

Ai ka treguar së është njëra nga pikat më të forta të Lazios këtë sezon.

Madje është folur shumë edhe për një interesim të Juventusit për portierin e Kombëtares shqiptare.

Për mundësinë e transferimit të tij ka folur Igli Tare, drejtori i Lazio.

“Strakosha është shumë i lumtur këtu te Lazio, për sa kohë që ka firmosur një kontratë afatgjate dhe çdo gjë ka atë rrjedhën e vet në karrierë”.

“Ajo që është më e rëndësishmja për të është që të fokusohet te Lazio, me vazhdimësinë e tij sepse luan në një klub të madh”.

“Me Donaruman janë të vetmit portierë në moshën 23-vjeçare që luajnë në skuadra shumë të mëdha në Itali. Besoj se karriera e tij do të ketë një vazhdimësi të gjatë, por edhe shumë të suksesshme”, ka thënë Tare në një intervistë.

Tare ka qenë ai që e ka sjellë Strakoshën  te Lazios nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat