Klubi ndërpret kontratën me 4 futbollistë

Futboll

Klubi ndërpret kontratën me 4 futbollistë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:25
Romeo Shahinasi, Andrea Salvaxhio, Erik Herrera dhe Milan Basrak

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Partizanit ka komunikuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje me katër futbollistët, Romeo Shahinasi, Andrea Salvaxhio, Erik Herrera dhe Milan Basrak.

Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.

Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat