Roma synon vendin e parë

Futboll

Roma synon vendin e parë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:46
Eusebio Di Francesco

Roma kryesuese shkon në fushën e Atletico Madrid. Spanjollët, ashtu si Chelsea, i druhen ecurisë së verdhekuqve, sidomos Atletico, që do të eliminohet nëse nuk fiton nesër në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Gjithsesi, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, nuk ka frikë. “Kemi luajtur shumë mirë në derbi dhe jam i sigurt se do të luajmë shumë mirë edhe në Madrid, – tha trajneri i verdhekuqve, – Kemi një avantazh të këndshëm në renditje, por nuk duhet të kënaqemi. Gjithsesi nuk druhem nga vetëkënaqësia e futbollistëve të mi sepse ata janë të përqendruar dhe me dëshirën për të marrë vendin e parë.”

Trajneri i Romës i ka idetë e qarta: “I kam parë ndeshjet e fundit, Atletico gjithmonë ka qenë një skuadër agresive dhe tani do të jetë më shumë sepse kjo ndeshje është vendimtare për të ardhmen e tyre në Champions League. Duhet të jemi të aftë t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë.” Edhe pse duhet të ketë pak “rotacion” për momentin, Di Francesco, e ka harruar kampionatit. “Për ne është shumë e rëndësishme ndeshja kundër Atletico Madrid, të tjera vijnë më vonë. Duhet të kualifikohemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe pastaj të mendojmë për ndeshjen në Genoa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat