Feronikeli gjunjëzoi Vëllaznimin!

Futboll

Feronikeli gjunjëzoi Vëllaznimin!

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:56
KF Feronikeli

Vëllaznimi nuk e kishte ditën e vet apo hasi në një lojë shumë të fortë të mikpritësve, Feronikelit nga Drenasi. Vendasit ishin më të mirë dhe arkëtuan tri pikë, duke e përmirësuar dukshëm renditjen.  Gjakovarët u munduan me forcat e tyre por dot që ta shpërthejnë mbrojtjen e fortë të Feronikelit.

Futbollistët Mendurim Hoti (28’ e 33’) dhe Granit Arifaj (51’) janë kreatorë të fitores së Feronikelit, skuadër e cila tani ngjitet në vend të tretë me 26 pikë, kurse Vëllaznimi bie në pozitën e tetë me 22 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat