Si në Skenderaj si në Gjilan pa gola

Futboll

Si në Skenderaj si në Gjilan pa gola

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:01
Pamje nga ndeshja e sotme

Drenica dhe Drita nga Gjilani përfundoi pa gola (0:0), në ndeshjen e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës. Në një atmosferë të mirë sportive në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk pati gola, edhe pse sulmuesit patën disa mundësi qoftë të njërës palë po ashtu edhe të tjetrës. Drita mban vendin e dytë me 26 pikë, kurse Drenica renditet në vend të nëntë me 22 sosh.

Ndërkaq, sfida mes Gjilanit dhe kampionit në fuqi Trepçës ’89 nga Mitrovica, përfundoi baras (0:0). ‘89-shi patën rast ideal të fitojnë kur Rron Broja dështoi nga penalltia, pasi gjuajtja e tij goditi shtyllën pikërisht në minutën e 77-të. Nëntë minuta më herët Përparim Islami pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua nga loja, por as kjo se pengoi skuadrën mitrovicas që të jetë rrezikshme për Gjilanin.  Gjilani dhe Trepça ’89 ndajnë vendin e katërt e të pestë me nga 25 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat