Te Milani ka optimizëm

Futboll

Te Milani ka optimizëm

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:31
Montella

Në shtëpinë e Milanit ka optimizëm dhe Montella kërkon të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europa League, duke mposhtur Austrinë e Vienës dhe të rikthehet të fitojë në kampionat.

Tekniku i kuqezinjve ka thënë se është mësuar me faktin që e ardhmja e tij në stolin e Milanin është thuajse gjithmonë në diskutim.

“Jemi të zhgënjyer sepse po luajmë mirë, por nuk po marrim rezultate. Të gjithë futbollistët janë gati të japin maksimumin dhe të nxjerrin jashtë mllefin e akumuluar këto javë. Duam të mposhtim Austrian dhe të sigurojmë matematikisht kualifikimin në Europë, ndërsa më pas do të përqendrohemi te kampionati, ku kemi shumë për të rikuperuar. Jam mësuar tashmë me dyshimet mbi të ardhmen time dhe nuk më bëjnë më përshtypje. Unë jam maksimalisht i përqendruar te puna me ekipin, që të arrijmë sa më shpejt rezultatet e munguara”, tha Montella.

Trajneri i Milanit zbuloi edhe disa detaje mbi formacionin, ndërsa theksoi se Suso nuk do të përdoret, për të mos u rrezikuar për ndeshjen e fundjavës në kampionat. Montella nuk ngurroi të shprehë vlerësime edhe për Fabio Borinin, që ishte një nga afrimet më pesimiste të kuqezinjve, por po rezulton më efikasi në këto muaj të parë.

“Ka mundësi të luajmë me 2 pyka në takimin e nesërm, sepse nuk dua të rrezikoj Borinin, që ka një lodhje muskulore. Gjithsesi, sido që të luajmë, jam i bindur se do të marrim 3 pikët dhe me lojë bindësi. Borini është një djalosh që punon shumë dhe nuk dorëzohet asnjëherë. Pikërisht për këtë arsye është përshtatur mjaft mirë me të gjitha detyrat që i kam dhënë në fushë dhe po na ndihmon të aplikojmë skema të ndryshme në lojë e sipër”, u shpreh trajneri Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat