Griezmann: Nuk kam asgjë kundër futbollit anglez

Futboll

Griezmann: Nuk kam asgjë kundër futbollit anglez

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:40
Antoine Griezmann

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim për t’u larguar nga skuadra. Futbollisti kërkohet me ngulmë që nga vera që e lamë pas nga klubi i Manchester Utd.

“Fakti që kam rinovuar kontratën nuk do të thotë se një ditë nuk do të largohem nga Atletico. Nuk e kam marrë një vendim, sepse ndikojnë shumë faktorë. Nuk kam asgjë kundër futbollit anglez, përveç kushteve klimaterike. Manchester United është një mundësi.

Tek Atletico jam shumë i lumtur, pasi kam një trajner të madh dhe shokë skuadre shumë të mirë, të cilët rregullisht më pyesin për të ardhmen. Nuk përjashtoj asgjë”, tha Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat