Kameraj skuqet kundër Barcelonës

Futboll

Kameraj skuqet kundër Barcelonës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 17:57
Çendrim Kamera

Futbollisti i talentuar shqiptar, Çendrim Kameraj, është ndëshkuar me karton të kuq në përballje me Barcelonën U-19. Juventusi para shikuesve të vet pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Barcelona U-19, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D të Champions League U-19.   

Kameraj u tregua mjaft luftarak, por u përjashtua nga loja në minutën e 84-të për shkak të dy kartonëve të verdhë. Futbollisti Puig realizoi për fitoren e katalunasve dhe njëherit janë në vend të parë me 15 pikë (pesë fitore rresht), kurse Juve U-19 mbetet në pozitën e tretë me 3 pikë, duke fikur shpresat për vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat