Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori, Italia është gati ta zëvendësojë

Futboll

Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori, Italia është gati ta zëvendësojë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:40
Lojtarët e Italisë

Kombëtarja peruane rrezikon zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë, dhe këtë gjë e thotë vetë gazeta amerikano jugore, “Libero”. Sipas një projekt-ligji të propozuar nga deputetja Paloma Noceda, Federata Peruane e Futbollit do të kalojë nën varësinë e Institutit peruan të Sportit, por kjo është diçka e ndaluar nga FIFA.

Ky është një fakt i papranueshëm për organizmin më të lartë të futbollit, që kërkon pavarësi nga shteti për federatat e futbollit. Projekt-ligji pritet të kalojë për votim dhe miratim në Peru, dhe kjo mund të jetë një dritë jeshile për të Italinë, që mund të ketë një shans për në Botërorin e Rusisë. Vetë gazeta e citon faktin që mund të jenë “axurrët” përfituesit nga një përjashtim i mundshëm i Perusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat