Liverpool synon blerjen e asit të PSG

Futboll

Liverpool synon blerjen e asit të PSG

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:49
Julian Draxler

Skuadra nga Anfield Road është duke analizuar situatën e gjermanit në Parc des Princes, për të parë mundësinë e blerjes së tij.

Liverpool është duke shikuar mundësinë e transferimit të Julian Draxler nga Paris Saint-Germain.

Asi 24 vjeçar ka qenë titullar në vetëm shtatë ndeshje këtë edicion të Ligue 1, si pasojë e transferimit të Neymar dhe Kylian Mbappe.

Kjo mungesë minutash në fushë mund ta shtyjë gjermanin të kalojë në Anfield Road, në mënyrë që të sigurojë një vend tek përfaqësuesja, para Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat