Shqiptarët e Baselit më të mirë se Manchester Utd, lider në grup

Futboll

Shqiptarët e Baselit më të mirë se Manchester Utd, lider në grup

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Ylber Lokaj

Shqiptarët e Baselit shënuan fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2:1 kundër Manchester Utd U-19, në kuadër të grupit A të Champions League U-19. Futbollisti Ylber Lokaj asistoi në golin e parë kur realizoi Pululu në minutën e 59-të.

Golin tjetër e realizoi Kaiser nga penalltia (66’) dhe për Manchester Utd shënoi Warren (70’). Për Baselin luajtën katër shqiptarë standardë, portieri Jozef Pukaj, futbollistët Ylber Lokaj, Gëzim Pepshi, Uran Bislimi, kurse në minutën e tretë u aktivizua Atdhe Rashiti në vend të Vescos. Një xhiro pa përfunduar faza e grupeve, Baseli U-19 udhëheq me 10 pikë, dy më shumë se Manchester Utd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat