PSG fitoi me 7:1, Baseli trondit Manchester Utd! Juve-Barcelona baras

Futboll

PSG fitoi me 7:1, Baseli trondit Manchester Utd! Juve-Barcelona baras

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Festimi i golit

PSG  luajti jashtëzakonisht mirë dhe fituan me rezultat të thellë 7:1 ndaj skuadrës skoceze Celticu, në ndeshjen e vlefshme të grupit B të Champions League në futboll.

Golat për PSG-në i shënuan Neymar (9' e 22'), Cavani (28' e 79), Mbappe (35'), Verratti (75'), Alves (80') dhe për Celticun Dembele (1'). Bayerni Munihu shënoi fitore në udhëtim me rezultat 2:1 kundër Anderlechtit.

Në pjesën e dytë u shënuan tri gola. Lewandowski shënoi në minutën e 51-të e Tolisso (77') për Bayernin dhe Hanni në atë të 63-tën për Anderlechtin.

Atletico Madridi fitoi tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me 2:0 Romën. Në minutën e 69-të, Griezmann shënoi për epërsinë 1:0 dhe Gameiro në atë të 85-tën thelloi fitoren në 2:0.për fitoren e madridasve dhe i shtojnë gjasat për vend të dytë.

Sfida mes Juventusit dhe Barcelonës përfundoi pa gola (0:0). Megjithatë një pikë e madhe për Juven e cila është afër që të kualifikohet, kurse Barcelona veç ka siguruar kualifkimin, pasi kanë 11 pikë në krye të renditjes, tri më shumë se skuadra italiane. Në grupin A, Baseli ndali tri pikë të mëdha, duke e mundur me 1:0 Manchester Utd. Kampioni i Zvicrës është shumë afër kualifikimit, skuadër e cila mban vendin e dytë me 9 pikë në grupin A, kurse Manchester Utd kryeson me 13 sosh. Në minutën e 89-të, Lang shënoi për fitoren e madhe të Baselit. Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin janë: Manchestser Utd, Chelsea, PSG, Bayerni, Manchestr City, Besiktas, Real Madridi dhe Tottenham.  

Grupi A

CSKA-Benfica       2:0 (1:0)

Basel-Manchester Utd 1:0 (0:0)

Tabela

1. Manchester United  5      4      0      1      10:2 12   

2. Basel  5      3      0      2      9:5  9     

3. CSKA         5      3      0      2      7:8  9     

4. Benfica              5      0      0      5      1:12 0

Grupi B

PSG-Celticu   7:1 (4:1)

Anderlecht-Bayern      1:2 (0:0)

Tabela

1. PSG     5      5      0      0      25:1         15   

2. Bayern       5      4      0      1      10:5        12   

3. Celtic  5      1      0      4      5:18 3     

4. Anderlecht        5      0      0      5      1:17 0

Grupi C

Atletico-Roma      2:0 (0:0)

Qarabag-Chelsea  0:4 (0:2)

Tabela

1.Chelsea                5      3      1      1      15:7 10   

2. Roma 5      2      2      1      8:6  8     

3. Atl. Madrid       5      1      3      1      4:3  6     

4. Qarabag             5      0      2      3      2:13 2 

Grupi D

Sporting-Olympiakos  3:1 (2:0)

Juventus-Barcelona 0:0 (0:0)

Tabela

1. Barcelona          5      3      2      0      7:1   11    

2. Juventus            5      2      2      1      5:5  8     

3. Sporting    5      2      1      2      8:7  7     

4. Olympiakos      5      0      1      4      4:11 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat