Adebayor: Mjaftonte ta pyesje “Si je?” dhe dëmtohej për dy muaj

Futboll

Adebayor: Mjaftonte ta pyesje “Si je?” dhe dëmtohej për dy muaj

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 23:54
Emmanuel Adebayor

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, ish-sulmuesi i Togo-s, Emmanuel Adebayor, ka folur kështu për ish-shokun e tij të ekipit tek Arsenal, Tomas Rosicky: “Chelsea kishte Essien dhe Ballack, ne kishim Rosicky. Atij mjaftonte ta pyesje “Si je” dhe qëndronte jashtë fushave për dy muaj e gjysmë”.

Në dhjetë vitet e kaluara me “Topçinjtë”, Rosicky ka luajtur 247 ndeshje dhe ka realizuar 28 gola. Në koleksionin e tij të trofeve të fituar me londinezet figurojnë: 2 Kupa të Anglisë dhe 1 Superkupë e Anglisë. Gjatë periudhës tek Arsenal, ai pësoi 15 dëmtime të ndryshme në kofshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat