Ngritët Shqipëria në FIFA

Futboll

Ngritët Shqipëria në FIFA

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:46
Tabela

Fitorja 3:2 e miqësores ndaj Turqisë, e luajtur në Antalia, e ka ngjitur në “ashensor” kombëtaren kuqezi. FIFA ka bërë sot renditjen mujore të kombëtareve anëtare të saj, në të cilën Shqipëria e sheh veten 9 vende më lart se muaji i kaluar. Nëse në tetor 2017, kuqezinjtë pozicionoheshin në vendin e 71-të, me 551 pikë, duke humbur 5 vende krahasuar me muajin pararendës, për nëntorin e këtij viti ata e shohin veten në vendin e 62-të, me 498 pikë.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat