Presidenti i UEFA-s i shqetësuar me Milanin

Futboll

Presidenti i UEFA-s i shqetësuar me Milanin

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:37

Në ditët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra mbi stabilitetin ekonomik të Milan-it. UEFA duket se është takuar me drejtuesit e klubit kuqezi në ditët e kaluara dhe situata, pas atij takimi, nuk është aspak pozitive. Sepse UEFA mësohet se ka shumë dyshime mbi “Voluntary Agreement” (marrëveshje vullnetare) e kërkuar nga klubi italian, që sipas disave rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”, nuk i ka larguar këto dyshime. Drejtuesi slloven ka thënë se vetëm në dhjetor do të mësohet nëse “voluntary agrement” i kërkuar nga Milan do të pranohet dhe nuk ka përjashtuar plotësisht mundësinë e sanksioneve sportive:

“Pronarët kinezë të Milan? Po punojmë, nuk mund të them asgjë. Jam i shqetësuar, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Në mesin e dhjetorit, organi kompetent do të marrë një vendim mbi ‘voluntary agreement’ e kërkuar nga klubi. Sanksione sportive? Gjithçka është e mundur, por është shpejt për të folur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat