Pikë e madhe për shqiptarët e Shkupit - Bota Sot
Pikë e madhe për shqiptarët e Shkupit

Futboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Pikë e madhe për shqiptarët e Shkupit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Me ndeshjen në mes “Skopjes” dhe Shkupit është kompletuar xhiroja e 15-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, pasi kjo përballje ishte anuluar shkaku I fushës së dëmtuar nga reshjet e shiut.
Por edhe përkundër që koha ishte e mrekullueshme për lojë, dy ekipet nuk treguan lojë të pëlqyer për shikuesit, të cilët ishin në numër simbolik në stadiumin e Autokomandës.
Shkupi në disa ishte skuadër më konkrete dhe me posedim më të madh të topit, që futbollistët e qarkullonin topin më mirë, ndërsa në pjesën e parë kishin vetëm dy raste, fillimisht ishte goditja e Alen Jasharovskit që përfundoi skaj portës së nikoqirëve, ndërsa pak para fundit të 45 minutave Stojkovski mundi të befasojë portierin vendas i cili kishte lëshuar portën, por që arriti të kthehej dhe ta largoje rrezikun në rivënie nga këndi. Nikoqirët në këtë pjesë lojë dërguan vetëm një goditje, edhe atë nga gjuajtja e lirë, por Zendeli ishte i vëmendshëm në këtë rast.
Edhe pjesa e dytë solli futboll të njëjtë, me pak raste nga dy anët. Duhej të kalonin plot 30 minuta që të regjistrojmë rastin e parë, përsëri me aktor Jasharovskin, ndërsa rastin idela për të ndryshuar rezultatin e kishte Husein Demiri në minutën e 80-të, kur pas rivënies nga këndi nga vetëm një metër largësi nuk e tundi rrjetën e nikoqirëve. Por “Skopje” mundej të merr tri pikë në kohën shtesë, kur nga një pakujdesi Ermedin Adem, duke dashur të largoj topin nga zona e rrezikut, mundë të shënonte autogol, por Zendeli arriti të evitojë edhe këtë rrezik.
Në fund dy ekipet ndanë pikët me rezultatin e fillimit 0:0, ndërsa tabela nuk pësoi ndryshime, Shkupi mbetet në pozitën e gjashtë me 19 pikë, ndërsa “Skopje” nuk e lëshon fundin me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test