Domosdoshmëria e mjekësisë sportive

Futboll

Domosdoshmëria e mjekësisë sportive

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:32
Pamje nga seminari

Në ambientet e hotel International Prishtina u mbajt konferenca njëditore mjekësore dhe Anti- doping në organizim të FFK-së në bashkëpunim edhe me UEFA –n nën përkujdesje të ekipit mjekësor të Kombëtares A të Kosovës. Fillimisht të pranishmit e përshëndeti mjeku u ekipit kombëtar dr. Murat Berisha.

Ndërkaq pjesëmarrësit, ligjëruesit Jhon Maclean, Richard Grisalde, zv. ministrin e Ministrisë së shëndetësisë z. Granit Abdullahu i ka përshëndetur dhe ka shpallur  të hapur punimet presidenti i FFK-së Fadil Vokri, i cili me këtë rast theksoi rolin dhe domosdoshmërinë e mjekësisë sportive në futboll. Prandaj, FFK-ja është e vendosur në mënyrë të veçantë të kujdeset  dhe të i jep prioritet jo vetëm të ekipet Kombëtare , por edhe nëpër të gjitha klubet. Ndaj edhe kjo konferencë është në dobi të kësaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmeve zv. ministri i Ministrisë së shëndetësisë z. Granit Abdullahu tha se MSh do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë FFK-në me këtë rast mjekësinë sportive. Nga ana e tij ligjëruesi nga UEFA  z. Richar Grisalde duke i përshëndetur presidentin Vokrri, sekretarin Salihu dhe të pranishmit tha se me vjen mirë që FFK-ja ka arritur të organizojë një konferencë me kaq përmasa shumë domethënëse në një kohë kur mjekësia sportive po përballet me sfidat e reja në kohën bashkëkohore. Ligjëruesi i parë i kësaj konference ishte ish nënkryetari  dhe themeluesi i Komisionit për shëndetësi në FFK dr. Bekim Haxhiu, i cili foli për sfidat e mjekësisë sportive në futbollin e Kosovës, që nga themelimi i saj në vitin 2008 si dhe për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar.

Pastaj në vazhdim z. Haxhiu ka dhënë detaje edhe të lëndimeve,  natyrës dhe shkallëm e lëndimeve gjatë kësaj periudhe. Tutje në ligjëratën e tij z. Jhon Maclean ku  temë bosht ishte vlerësimi i lëndimeve të sportistët me këtë rast futbollistëve, i cili duhet të bëhet sa më shpejt, drejt dhe marrja e masave adekuate.

Duhet të veprojmë shpejt, të analizojmë mirë çdo lëndim sepse nganjëherë një lëndim i lehtë në dukje, mund të jetë i vështirë e me pasoja për futbollistin andaj kërkohet trajtim meritor. Pastaj u bë edhe demonstrimi praktikë i qasjes ndaj futbollistit të lënduar dhe marrja e të gjitha masave.  Në ligjëratën Anti-doping ligjëruesi z. Richard Grisalde ka theksuar se marrja e substancave të ndaluara po vie e po rritet, ndaj jemi para sidave që të parandalojmë, por mbi të gjitha duhet ta rrisim vetëdijesimin dhe ta parandalojmë marrjen e këtyre substancave. Duhet që çdo federatë ta ketë sektorin anti-doping si dhe dhomat speciale. Në fund të mbylljes së konferencës pati shumë diskutime dhe u shpërndan certifikatat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat