Prishtina kthehet me tri pikë nga Gjilani

Futboll

Prishtina kthehet me tri pikë nga Gjilani

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:18
Fetahaj

Skuadra me renome Prishtina u kthye me tri pikë të mëdha nga stadiumi i Qytetit në Gjilan. Ata shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Vllaznisë nga Pozherani, në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të elitës së futbollit.

Prishtina tani ngjitet në vend të dytë me 28 pikë, dy me pak se lideri Llapi, kurse Vllaznia është fundosur me 5 sosh në renditje. Futbollisti Liridon Fetahaj është trim i fitores së bardhekaltërve. Ai realizoi golat në minutën e 27-të dhe në atë të 86-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat