Kaka rikthehet te Milan: Bisedova me Fassone-n…

Futboll

Kaka rikthehet te Milan: Bisedova me Fassone-n…

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:49
Ricardo Kaka

Ricardo Kaka ka vizituar Casa Milan këtë paradite dhe çfarë vizite që ishte. Braziliani 35-vjeçar i cili i dha fund aventurës me Orlando-n është mirëpritur nga një numër i madh tifozësh të etur për ta parë sërish idhullin e tyre.

Ai filloi vizitën duke parë muzeun e ri të Milan i shoqëruar nga babai i tij, Bosco Leite, dhe sot në mbrëmje do të jetë në San Siro për të parë nga afër skuadrën kur të luajë me Austria Wien.

“Është diçka e veçantë të rikthehesh pas tre viteve. Milan ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time pasi kam rënë në dashuri me këtë klub dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme,” shprehet fantazisti.

“Nuk kam vendosur nëse do të var këpucët në gozhdë apo jo, jam duke marrë kohën time për të vendosur përfundimisht.

“Jam i lumtur që takova drejtorin Fassone, ishte një moment i veçantë.”

Tifozët Kuqezi shpresojnë të shohin Kaka në rolin e drejtuesit të klubit në të ardhmen e afërt.

Mbi një përfshirje të mundshme, braziliani shprehet: “Është e vështirë të flasësh për këto gjëra tani, është bukur të jesh afër Milan-it por nuk e di nëse do të marr rolin e drejtuesit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat