Dybala i thotë Messi-t: Kjo Juve s’mund ta fitojë Champions-in

Futboll

Dybala i thotë Messi-t: Kjo Juve s’mund ta fitojë Champions-in

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Lionel Messi dhe Paulo Dybala

Nga Spanja kanë ardhur disa lajme që kanë pasur lidhje me ndeshjen e luajtur dje mes Juventus dhe Barcelona. Sipas “Don Balon”, Paulo Dybala i ka bërë disa rrëfime Lionel Messi-t, në lidhje me momentin aktual që po kalojnë bardhezinjtë dhe mbi të ardhmen.

Numri 10 i Juventus, sipas “Don Balon”, i ka thënë Messi-t se skuadra bardhezi, për momentin, nuk është në gjendje të luftojë për Champions League.

Në përfundim të ndeshjes së djeshme, ai ka thënë: “Duhet të përmirësohemi në sulm, sepse mbrojtja është e kompletuar”. Me pak fjalë, ka akoma diçka që nuk shkon. Më pas, mes skenarëve të përshkruar nga “Don Balon” dhe frazave të djeshme, ka një diferencë të madhe.

Por, nëse i shtojmë edhe deklaratat e bëra nga Dybala për “France Football” (“Unë nuk e di nëse do të qëndroj te Juventusi përjetë”.), tifozët e Juventus nuk mund të jenë aspak të qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat