Kloop kishte shfaqur interes për gjermanin - Bota Sot
Kloop kishte shfaqur interes për gjermanin

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Kloop kishte shfaqur interes për gjermanin

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Kloop

Një huazim ambicioz projektohet për Liverpoolin në merkaton dimërore, me të përdishmen franceze “L’equipe” që raporton se klubi anglez ka nisur bisedimet me Paris Saint Germain  për të transferuar mesfushorin Julian Draxler në Anfield. 24-vjeçari, i cili iu bashkua klubit nga Parisi në janarin e Vitit 2017 nuk arriti të gjente hapësirën e dëshiruar në Parc de Princes, i sfumuar nga mbërritja e Neymar dhe Mbappe.

Në fakt Jurgen Kloop kishte shfaqur interes për gjermanin që para kalimit të tij në Ligue 1 e mesa duket qëndron koherent edhe sot. Gjithsesi, Draxler duket se e ka të vështirë të heqë dorë nga ëndrra franceze duke rritur shkallën e vështirsisë për “Të Kuqtë” që duan shërbimet e tij. Njëherazi Klopp has edhe rivalititetin e klubeve të tjera nga Premier League, si Arsenal që prej kohësh admiron gjermanin Draxler.

Mesfushori i Kombëtares Gjermane këtë sezon ka qëndruar në hije për shak të treshes absolute të sulmit që u krijua tek PSG, cka solli spostimin e tij disi më mbrapa në repartin e mesfushës, e kjo sigurisht që u përkthye edhe me një rendimet më të ulët përsa i përket golave duke bërë që tashmë të numërojë vetëm dy të tillë në Ligue 1. Kjo bën që tifozët e Liverpoolit të jenë skeptik për interesin e madh që trajneri Kloop ka ndaj Draxler pasi reparti sulmues i “Të Kuqve”, është i blinduar. Nga ana tjetër është pikërisht mbrojtJa e tyre ajo që ka dështuar të impresionojë. Pikëpyjetet reth brishtësisë së mbrojtes së Liverpoolit janë shtuar edhe më shumë pas kapitullimit ndaj Sevillës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test