Keane: Mourinho ka para vetes një fotografi më të madhe

Futboll

Keane: Mourinho ka para vetes një fotografi më të madhe

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:05
Mourinho

Roy Keane e sheh skuadrën e Jose Mourinhos si një prej favoritëve për të triumfuar në Evropë. Manchester United u ndal nga Baseli duke u mundur në Zvicër 0:1, por pavarësisht kësaj “Djajtë e Kuq”, prijnë në Grupin A me 12 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Sipas ish-lojtarit të United, Roy Kena, skuadra e Mourinhos nuk ka arsye për t’u shqetësuar pas paraqitjes së dobët ndaj Baselit, pasi kur ata të jenë të kompletuar mund të konkurrojnë me çdo skuadër tjetër në Evropë.

Një plus i madh për United është se forma e tyre në Ligën e Kampionëve deri më tani ka qenë fantastike dhe një hap fals është i pranueshëm për ekipin”, ka thënë fillimisht Keane.

“Kur ata të kenë skuadrën më të mirë në dispozicion, do të rivalizojnë çdo kundërshtar në Evropë”.

“Pesë apo gjashtë lojtar që kanë luajtur ndaj Baselit nuk janë pjesë e ekipit të parë”.

“Mourinho ka para vetes një fotografi më të madhe dhe jam i bindur se United këtë vit do të jetë një prej pretendentëve për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Keane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat