Greva e arbitrave, në Portugali mund të gjykojnë futbollistët

Futboll

Greva e arbitrave, në Portugali mund të gjykojnë futbollistët

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Ilustrim

Arbitrat në Portugali kanë paralajmëruar një grevë në fundjavën e 15 dhe 16 dhjetorit, si shenjë proteste ndaj presionit të klubeve.

Vendimi është marrë tashmë, ndërsa deri më datë 15 është menduar një tur sqarues nga ana e arbitrave, nëpër ambientet e klubeve, ku do të kërkojnë më shumë qetësi në punën e tyre, pasi siç janë shprehur, nuk janë më të aftë të përballojnë psikologjikisht drejtimin e sfidave.

Gjithsesi, ky vendim pritet të mos sjellë ndërprerje në kampionatin portugez, për shkak të rregullores së Federatës vendase. Kështu, nëse Kolegji i Arbitrave nuk vë në dispozicion asnjë gjyqtar për një sfidë të caktuar, atëherë zgjidhet një ‘gjyqtar i jashtëzakonshëm’, që të gëzojë besimin e të dy palëve.

Nëse asnjë emër nuk gëzon respektin dhe mbështetjen e të dy palëve, atëherë aplikohet një short dhe skuadra fituese e shortit, përcakton emrin e ‘gjyqtarit të jashtëzakonshëm’, që mund të jetë edhe një prej futbollistëve të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat