Wenger gjen pasardhësin e tij te Arsenal në kampionatin holandez

Futboll

Wenger gjen pasardhësin e tij te Arsenal në kampionatin holandez

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:06
Giovanni van Bronckhorst

Arsene Wenger do që Giovanni van Bronckhorst ta zëvendësojë në rolin e trajnerit të Arsenal, sipas raporteve në Angli.

Daily Star pretendon se Wenger e sheh ish-lojtarin e Arsenal si kandidatin kryesor për t’u ulur në karrigen e tij.

Edhe trajneri i Bournemouth Eddie Howe është në listën e tij por Wenger e admiron holandezin 42-vjeçar për punën e tij edhe kur klubi i vë në dispozicion një buxhet të ulët.

Ideja e trajnerit francez pëlqehet edhe nga bordi drejtues i Topçinjve.

Van Bronckhorst kaloi dy sezone të suksesshëm nën drejtimin e Wenger dhe fitoi titullin e Premier League dhe FA Cup.

Më pas ai u largua për te Barcelona ku fitoi dy tituj La Liga dhe Champions League.

Ai ka që prej vitit 2015 që është trajneri i Feyenoord duke i udhëhequr në drejt dy titujve radhazi në Eredivise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat