Skënderbeu i shkëlqyeshëm, gjunjëzoi Dinamon

Futboll

Skënderbeu i shkëlqyeshëm, gjunjëzoi Dinamon

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Festa e Skenderbeut

(E plotësuar) - Skënderbeu nga Korça shënoi fitoren e parë në fazën e grupeve të Europa League. Krenaria e shqiptarëve triumfoi me rezultat 3:2 ndaj skuadrës së mirënjohur ukrainase Dinamo Kiev, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Arena Elbasan" në futboll. Një fitore që gëzon dashamirët me të flaktë jo vetëm të Skënderbeut por kudo që janë shqiptarët, për faktin se është një triumf europian.

Por në anën tjetër, Skënderbeu ka humbë shpresat për kualifikim, pasi që për fat të keq Partizani nga Beogradi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Young Boysit nga Bernë. Në fakt, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve  Dinamo Kiev dhe Partizani kanë siguruar kalimin më tej. Sepse në ndeshjet direkte Partizani është më i mirë se Skënderbeu, ngase në Elbasan kishte përfunduar baras (0:0), ndërsa në Beograd korçarët humbën me 2:0.  

Dinamo udhëheq me 10 pikë, pasuar nga Partizani (8), Skënderbeu (5) e Young Boys (3).  Me 7 dhjetor Skënderbeu luan ndeshjen e fundit të grupit në Bernë me Young Boysin. 

Image

Grupi B
Skënderbeu-Dinamo    3:2 (1:1)
Partizani-Young Boys 2:1 (1:1)

Tabela

1. Dinamo        5    3    1    1    11:8    10    
2. Partizani    5    2    2    1    7:5    8    
3. Skënderbeu    5    1    2    2    5:8    5    
4.Young Boys    5    0    3    2    5:7    3

Image

90' Dinamo ngushton rezultatin në 3:2, me golin e Rusyn.

89' Pak minuta e ndajnë nga fitorja Skënderbeun.

85' Skënderbeu lufton me të gjitha forcat për të shënuar edhe një gol. Ata kontrollojnë për bukuri mesfushën dhe në mbrojtje janë shumë të vëmendshëm.

81' Skënderbeu luan shumë mirë prore i rrezikshëm dhe janë afër që të realizojnë edhe një gol në portën e Dinamos.

76' Lojë mjaft e mirë, Skënderbeu para fitores së parë pikërisht pas dy barazimeve e dy humbjeve në grupin B.

72' Skënderbeu ruan epërsinë, kërcënon vazhdimisht portën e Dinamo Kievit, kjo e fundit luan pa presion, pasi e kanë siguruar kualifikimin për në të 16-ën e finales së Europa League.

70' Tani për tani lajmi më i keq është epërsia e Partizanit të Beogradit me rezultat 2:1 kundër Young Boys dhe nëse fitojnë ata, atëherë Skënderbeut i fiken shpresat për të shkuar më tej. 

68' Skënderbeu luan shumë më mirë, është më efektiv dhe synon edhe golin e radhës, për ta thelluar fitoren.

Image

67' Skënderbeu është shumë afër fitores në grupin B dhe që ia shton shpresat për të siguruar një vend për më tutje.

56′ GOOOOL Skënderbeu 3-1! Fantastik Ali Soue, i cili merr një pasim nga Gavazaj, i vetëm me portierin, e shmang këtë të fundit dhe përshëndet rrjetën. 

53′ GOOOOL Skënderbeu 2-1! Xhejms Adenij kalon në avantazh korçarë, pas asistit me kokë të Souesë. Vetëm disa metra larg vijës fatale, nigeriani e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

17′ GOOOL! Skënderbeu barazon rezultatin me Sabjen Lilaj. Korçari lëshon një predhë nga 25 metra, topi devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë.

16′ Shigankov kalon në avantazh Dinamon pas një aksioni model në krahun e majtë.

Është duke u luajtur në “Elbasan Arena” ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës mes Skënderbeut  dhe Dinamos së Kievit. Korçarët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të kërkojnë fitoren në stadiumin e boshatisur, për të shpresuar te një mrekulli që do t’i kualifikonte në fazën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat