Lilaj: Fitore e merituar, tani të mendojmë për Partizanin

Futboll

Lilaj: Fitore e merituar, tani të mendojmë për Partizanin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 00:05
Lilaj

Luajti i dëmtuar dhe sakrifikoi, por Sabien Lilaj ishte më i miri në fushë për Skënderbeun. mesfushori korçar shënoi një gol të mrekullueshëm, duke barazuar rezultatin, ndërsa ishte vazhdimisht një pikë referimi për skuadrën e tij.

“Luajta me një protezë me fibra karboni, që më ndihmoi të mbaja krahun e fiksuar dhe të mos ndieja shqetësime. Nuk isha në formën maksimale, por jam i lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin të fitojë”, tha Lilaj.

Një supergol në sytë e Panuccit, ndërsa shifrat flasin për një Sabien Lilaj fantastik në këtë sezon. Mesfushori pranon formën e mirë që po kalon, teksa tregon gatishmërinë për t’i shërbyer si Skënderbeut, ashtu edhe Kombëtares.

“Më vjen mirë që shënova dhe që fituam, sepse pa 3 pikët, goli nuk do të kishte të njëjtën vlerë. Unë kam punuar shumë dhe besoj se tani jam në formën më të mirë, sepse ndoshta kam edhe pjekurinë e duhur për të menaxhuar situatat. Gjithsesi, shpresoj të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë klubin, por edhe Kombëtaren, sa herë të më kërkohet”, u shpreh mesfushori korçar.

Pas kësaj fitoreje, Lilaj bën thirrje për përqendrim, sepse të hënën vjen sfida me Partizanin, ku korçarët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.

“Mendoj se tani duhet të përqendrohemi te kampionati, pasi vijmë pas 2 barazimesh radhazi dhe duam të rikthehemi te fitorja. Përballë do të kemi Partizanin, një kundërshtar mjaft i fortë, por duam të fitojmë sepse dihet që titulli është objektivi ynë primar për këtë sezon”, u shpreh Sabien Lilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat