Pallotta: Kjo Romë mund të fitojë titullin

Futboll

Pallotta: Kjo Romë mund të fitojë titullin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 00:16
James Pallotta

Presidenti i Romës, James Pallotta ‘shtie lart’, teksa e thotë me bindje se skuadra mund të shpallet kampione këtë sezon. Paraqitjet e mira në këto muaj të parë dhe përballja me sukses, me kundërshtarë të një niveli të lartë, ka bërë që optimizmi në kampin verdhekuq të rritet ndjeshëm.

“Prej disa vitesh po punojmë për të ndërtuar një skuadër, që të jetë e aftë të garojë për titullin. Besoj se këtë vit jemi në rrugën e duhur dhe mjaftueshëm të fortë, për t’u shpallur kampionë të Italisë. Skuadra e ka treguar fuqinë e saj në përballje si ato ndaj Chelsea-t, apo derbi”, tha presidenti i verdhekuqve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat