Lampard këshillon Cityn: Man Unitedi është kërcnim për titull

Futboll

Lampard këshillon Cityn: Man Unitedi është kërcnim për titull

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:56
Frank Lampard

Legjenda angleze, Frank Lampard beson se Manchester Unitedi është ende një kërcënim për titullin kampion, si rivali direkt i Manchester Cityt.

Ish-klubi i Lampardit, Manchester City, qëndron i qetë në krye të tabelës në Ligën Premier pas 12 javëve.

Megjithatë, sipas ish-mesfushorit anglez, skuadra e Pep Guardiolas duhet të ketë kujdes nga Djajtë e Kuq në garën për titull.Lampard ka theksuar gjithashtu se edhe Chelsea ka një skuadër të fortë, por në fund titulli do të vendoset nga skuadrat e qytetit të Manchesterit.

“Arsyeja që Manchester Unitedi mund të fitojë ligën, për mua, mendoj se janë lojtarët dhe cilësia e lojtarëve”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Manchester City ka një skuadër shumë të fortë këtë vit, Chelsea gjithashtu ka një skuadër të fortë për formacionin titulluar dhe nëse gjithkush qëndron, unë mendoj se Chelsea janë shumë të fortë”.

“Por, unë e shoh Manchester Unitedin dhe ata janë në atë zonë [afër kreut të tabelës] me një ekip shumë të fortë”.

“Veçanërisht për shkak të menaxherit të tyre dhe për atë që Manchester United mund të jetë konkurrues edhe në fund të sezonit”, përfundoi anglezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat