Tjetër lëndim

Futboll

Tjetër lëndim

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:54
Amir Abrashi

Këtë shprehje, duket se po e provon së fundmi Amir Abrashi. Mesfushori i Kombëtares ka pësuar një tjetër lëndim së fundmi. Futbollisti i Frajburgut, i cili pësoi dy herë dëmtim në të njëjtin gju, gjatë stërvitjes ka lënduar kaviljen. Dëmtim, që e ka bërë të lërë në mes seancën stërvitore, por duket se gjendja nuk është shumë e rëndë.

Ai është një lojtar me shumë grinte dhe i pakursyer në seancat stërvitore, ndaj edhe së fundmi dëmtimet kanë qenë më të shpeshta për të. Sot do të shihet nëse shqiptari do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës në fundjavë, që Frajburg do të zhvillojë në Bundesligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat