Skënderbeu la pas Cërvena Zvezdën, Hajdukun...

Futboll

Skënderbeu la pas Cërvena Zvezdën, Hajdukun...

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Pamje nga ndeshja Skënderbeu - Dinamo

Skuadra e futbollit Skënderbeu ka bërë hapa gjigandë, në pozicionimin e përgjithshëm të klubeve në renditjen e UEFA-s. Fitorja ndaj ekipit të Dinamos së Kievit ka ndihmuar ekipin korçar të pozicionohet në vendin e 136 në renditjen e UEFA-s, duke u ngjitur me 65 vende. Ky pozicionim i Skënderbeut i jep mundësinë atij që të përmirësojë pozitën në shortin  e vitit të ardhshëm në kupat e Europës. Aktualisht Skënderbeu ka koeficientin 8.5, duke lënë pas ekipet e tjera të Superligës si Kukësi, Partizani, Flamurtari etj. Madje ekipi korçar ka lënë pas vetes dhe emra të mëdhenj të klubeve europiane kryesisht ato nga vendet e Ballkanit, si Cërvena Zvezda, AEK-u i Athinës, Hajduk Spliti, Vitesse etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat