Skënderbeu fitoi miliona euro nga faza e grupeve në Europa League

Futboll

Skënderbeu fitoi miliona euro nga faza e grupeve në Europa League

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Pas fitores 3-2 me Dinamon e Kievit, në kampin korçar ishin të gjithë të lumtur, edhe pse fitorja e Partizanit të Beogradit ndaj Young Boys nuk i lejon të ëndërrojnë për një kualifikim të mundshëm. Edhe nëse humbet me skuadrën zvicerane në ndeshjen e fundit, Skënderbeu e mbyll edicionin duke u marrë pikë të gjithë kundërshtarëve, si dhe me arkat e mbushura plot.

Vetëm në raundet kualifikuese, skuadra e Ilir Dajës ka përfituar rreth 650 mijë euro, ndërsa nga pjesëmarrja në fazën e grupeve 2.6 milionë euro. Rezultatet pozitive në tre takime kanë siguruar të ardhura të tjera për ekipin korçar, sepse për çdo barazim në fazën e grupeve UEFA akordon 120 mijë euro, ndërsa për fitoren 360 mijë euro.

Në total, Skënderbeu i ka mbushur arkat e klubit me të paktën 3 850 000 mijë euro, duke siguruar financat edhe për disa vite të tjera. Nëse arrin të bëjë mrekullinë dhe të fitojë në transfertë me Young Boys, ekpi i Dajës do të sigurojë një tjetër bonus prej 360 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat