Bakaj: Kundër Besës? Jemi favoritë në letër

Futboll

Bakaj: Kundër Besës? Jemi favoritë në letër

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:09
Edvan Bakaj

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, Liria pret Besën e Pejës, skuadra këto me formë të ndryshme. Derisa Liria po luan mirë, Besa ndodhet në krizë të rezultateve dhe po luan me juniorë. Mirëpo, kjo s’duhet të mashtroj ‘bardhezinjtë’, që me përkushtim duhet t’i qasen kësaj sfide. Elton

Basriu do të mungojë shkaku i kartonëve, sikurse edhe Endri Vrapi i lënduar. ‘Pres që të japim maksimumin dhe ta marrim ndeshjen shumë seriozisht. Jemi favoritë në letër, por këtë duhet dëshmuar në fushë. Të marrim trepikëshin e ri, që të jemi në hap me skuadrat pretendente’, ka thënë portieri i Lirisë, Edvan Bakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat